Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti/ Vdes gruaja dhe 7 të plagosur në Devoll (vidio)

Aksidenti/ Vdes gruaja dhe 7 të plagosur në Devoll (vidio)

Devoll – Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Bilisht-Korçë.

Burime bëjnë me është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh. Mësohet se mjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasi është goditur nga “Benz-i”.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur tetë persona, të cilët u transportuan me urgjencë në spitalin e Korçës. Fatkeqësisht, një prej të plagosurve nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktima është shtetasja Miranda Malolli, rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll, pasagjere në automjetin tip “Ford”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në afërsi të fshatit Cangonj. Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Policia Korçë

Informacion shtesë në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë fshatit Cangonj.

Në vijim të informacionit paraprak, që bën fjalë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Kapshticë”, pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME