Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPartizani fiton titullin e 17-të në histori, nis festa e “Demave të...

Partizani fiton titullin e 17-të në histori, nis festa e “Demave të Kuq”

Partizani është kampion i Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Të Kuqtë morën një fitore 1-0 në duelin e javës së fundit ndaj Teutës, duke rrëmbyer titullin e 17-të në historinë e tyre.

Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra e Colellas që e ktheu në tabelë qitje portën e portierit Qirko, i cili tregoi një formë të jashtëzakonshme. Në minutën e 39-të, Rrapaj do të shënonte një gol të bukur me një inkursion personal, duke kaluar edhe portierin.

Tirana ndërkohë mori një fitore 2-1në transfertën ndaj Erzenit, teksa kishte mungesa të shumta për shkak pezullimi. Haxhiu kalon në avantazh bardheblutë në minutën e 36-të, por Ademi do të barazonte tri minuta më pas.

Në fundin e duelit do të vinte dhe goli i dytë, që vulosi fatin e Erzenit që që do të luajë në Play Off ndaj Korabit për të mbetur në Superiore. Egnatia dhe Vllaznia do të luajnë në Europë. Shkodranët fituan 2-1 ndaj Bylisit në duelin e fundit

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME