Aktori Mehdi Malkaj nuk mungoi as këtë të premte në tubimin e mbajtur nën dritaren e banesës së Sali Berishës. Ai iu është drejtuar deputetëve dhe drejtuesve të PD me kritika. Ai tha se ata vijnë dhe flasin dy tre minuta para banesës së tij, e më pas largohen dhe se nuk e kanë marrë seriozisht betejën e Sali Berishës.
”Ju lutem shumë, së pari deputetëve të PD, pastaj anëtarëve të PD dhe simpatizantëve: Unë jam simpatizant dhe vij, po ata nuk duhet të vijnë?! Ku janë këta deputetët e PD? Unë jam i sëmurë dhe vij, kurse deputetët dhe drejtuesit e PD vijnë ndonjëherë, flasin dy apo tre minuta dhe ikin”– tha aktori i njohur i cili është shumë i sëmurë.
Në të vertetë pak deputetë apo drejtues të Selisë Blu vijnë, sepse e shikojnë si diçka koti këtë ardhje te rrugica e Shpresës, por preferojnë të bëjnë xhiro apo të darkojnë me shishe verë të kuqe të shtrenjtë në vilat e tyre të fituara nën pushtetin e Berishës.