Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAAkuza/ Grenell: Hashim Thaçi duhet të lirohet urgjentishit, europianët po bëjnë punë...

Akuza/ Grenell: Hashim Thaçi duhet të lirohet urgjentishit, europianët po bëjnë punë të pista

Richard Grenell, ish- i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi gjatë kohës sa në shtëpinë e Bardhë ishte Donald Trump, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit.

Ai në një intervistë për “Top Story” ka thënë se për plagën që i është shtuar dhimbjeve të luftës së Kosovës, mbajtjen e Thaçit në burg, Grenell tha se europianët po bëjnë një punë të pisët.

“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z.Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë europianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë europianët është skandaloze.Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Europianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës,”, ka thënë Grenell.

Sipas Grenellit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti asnjëherë nuk i ka pranuar idetë e amerikanëve.

“Çështja është kjo, unë e njoh Albin Kurtim. Shikojini politikat e tij dhe ju sfidoj të gjeni një ide amerikane që ka rënë dakord. Ai ka refuzuar çdo ide, që nga Obama, Klinton e Xhoxh Bush, gjithmonë ka qenë kundër”-tha Grenell në Top Channel.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME