Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAlarmi/ Eurostat: 74.7% e popullsisë në moshë në Shqipëri është e rrezikuar...

Alarmi/ Eurostat: 74.7% e popullsisë në moshë në Shqipëri është e rrezikuar nga varfëria

Në Shqipëri. 74.7% e popullsisë në moshë pune rrezikojnë të bien në varfëri, pasi jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës, raportoi sot Eurostat. Instituti Europian i Statistikës sqaroi se, intensiteti i punës pasqyron se sa kanë punuar të gjithë anëtarët e familjes në moshë pune, në krahasim me potencialin e tyre të plotë. 

Në përgjithësi, sa më i lartë të jetë intensiteti i punës brenda një familje (sa më afër të jenë njerëzit me punësimin e plotë), aq më i ulët është probabiliteti për të qenë në rrezik të varfërisë. intensiteti i punës tregohet me tre nivele, duke filluar nga shumë i ulët, mesatar dhe shumë i lartë. Në BE, shkalla e rrezikut nga varfëria për njerëzit e moshës më pak se 65 vjeç që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët të punës ishte 64.0% në vitin 2020.

Kjo normë varionte nga 48.7% në Danimarkë dhe 49.9% në Irlandë në më shumë se 70.0% e popullsisë në nëntë shtete anëtare të BE-së. Ajo arriti një kulm prej 85.4% në Lituani, e ndjekur nga Rumania (84.2%) dhe Letonia (80.6%).

 Të dhënat e vitit 2020 për BE-në tregojnë se punësimi ndihmoi në parandalimin e rënies së njerëzve në varfëri. Shkalla e rrezikut të varfërisë ishte 64.0% për njerëzit e moshës më pak se 65 vjeç që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune krahasuar me 5.3% për njerëzit që jetojnë në familje me intensitet shumë të lartë pune, ndërsa përqindja për njerëzit që jetojnë në familjet me intensitet mesatar të punës ishte 23.6%. Në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së, një model i ngjashëm u vërejt, që do të thotë se rreziku i varfërisë u ul me rritjen e intensitetit të punës.Intensiteti i punës përkufizohet si raporti i numrit total të muajve që të gjithë anëtarët e familjes në moshë pune kanë punuar gjatë vitit referues të të ardhurave dhe numrit total të muajve që të njëjtit anëtarë të familjes teorikisht mund të kishin punuar në të njëjtën periudhë.

Intensiteti i punës konsiderohet shumë i ulët kur të rriturit e familjes kishin një kohë pune të barabartë ose më pak se 20% të potencialit të tyre total të kombinuar të kohës së punës gjatë vitit të kaluar dhe nga ana tjetër konsiderohet shumë e lartë, kur koha e punës së të rriturve kalon 85% të potencialit të kohës së punës./MONITOR

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME