Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedAlarmi/ Interpol: Armët e dërguara në Ukrainë mund të përfundojnë në duart...

Alarmi/ Interpol: Armët e dërguara në Ukrainë mund të përfundojnë në duart e kriminelëve

Kreu i Interpolit ka dhënë alarmin se armët që janë dërguar dhe që do të dërgohen në Ukrainë për të ndihmuar vendin kundër pushtimit rus mund të përfundojnë në duart e kriminelëve. Jürgen Stock tha se sapo të përfundojë konflikti, një valë armësh të rënda do të pushtojnë tregun ndërkombëtar.

Për këtë arsye kreu i Interpolit u kërkoi vendeve anëtare të organizatës, veçanërisht atyre që furnizojnë Ukrainën me armë, të punojnë së për t’i gjetur ato.

“Pasi të ndalojë lufta në Ukrainë, do të dalin në pahë armët ilegale. Kriminelët edhe tani, në momentin që po flasim, po fokusohen te armët,” tha Stock gjatë një fjalimi, shkruajnë mediet e huaja.

“Grupet kriminale po përpiqen të përfitojnë nga këto situata kaotike. Asnjë vend apo rajon nuk mund t’i trajtojë kriminelët i vetëm, sepse këto grupe veprojnë globalisht. Ne mund të presim një fluks armësh në Evropë dhe më gjerë. Duhet të shqetësohemi dhe duhet të presim që këto armë të trafikohen jo vetëm në vendet fqinje, por edhe në kontinente të tjera”, ka thënë kreu i Intrepolit.

Ai tha gjithashtu se Interpoli i ka kërkuar vendeve të ndryshme nëpër botë të përdorin bazën e të dhënave të Intepolit për të ndihmuar në “gjurmimin dhe zbulimin” e armëve.

“Ne jemi në kontakt me vendet anëtare për t’i inkurajuar ata të përdorin këto mjete. Kriminelët janë të interesuar për të gjitha llojet e armëve; në thelb çdo armë që mund të mbahet mund të përdoret për qëllime kriminale”, tha kreu i Intrepolit.

Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë dërguar armë ushtarake të cilësisë së lartë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Pak ditë më parë, Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i siguronin Kievit sisteme të avancuara raketore dhe municione.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME