Alimehmeti: Kjo qeveri rrëzohet vetëm me revoltë!

Ilir Alimehemti mbajti fjalën e tij në Foltoren e radhës së Sali Berishës me demokratët e degëve 1 dhe 3 në Tiranë.
Alimehmeti ngriti problematikën e ngritjes së çmimeve të barnave kohët e fundit.
Nga ana tjetër ai kritikoi qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për mungesë transparence dhe plani.
Sakaq, pacientët shton ai po bëjnë ecejake në spitale pa gjetur zgjidhje.
“Ka një problem më të madhe akoma për të sëmurët. Kush ka sëmurë në shtëpi tregu farmaceutik hyri në kaos. Qeveria pa paralajmërim ndërhyu te çmimet e barnave. Dhe farmacistët nuk përmbushin barnat e rimbursueshme për pacientët. Iu vu në kurriz farmacistëve. Çdo gjë që ndodh në shëndetësi është në kurriz të njerëzve, jetës dhe shëndetit. U rritën çmimet e 10-tra barnave pa shpjegim.
Disa u trefishuan. Pa transparencë. MSH është aty për të tutëluar njerëzit. Këto janë antibiotikë, ilaçe tumorale. Për shumë sëmundje. Në kurriz të fondit publik dhe atyre që nuk përfitojnë. Për interes të disa firmave. Depot shesin me çmim më të lartë, ndërkohë që u kërkohet ti sheshin pacientëve më ulët. Kemi marrë shumë raportime për pacientë që bëjnë ecejake.
MSH punon pa plan, nuk punon në drejtim të pacientit, por disa xhepave përkatës. Dhe çon shtresën e pacientëve kundër shtresës së farmacistëve. Kërkon një zgjidhje të menjëhershme. Në 10 shkurt na jepet mundësia ti japim një përgjigje qeverisë. Kjo qeveri rrëzohet vetëm me protestë, revoltë. Të thërrasim këdo. Sheshi tregon kush është opozita. Si Edi Rama mundet.”, tha ai.









