Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAmbasadorja Hohmnn: S’ka anëtarësim në BE pa reformë në drejtësi

Ambasadorja Hohmnn: S’ka anëtarësim në BE pa reformë në drejtësi

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, ka dhënë mesazhin e qartë, se nuk ka anëtarësim në BE pa një reformë të suksesshme të sistemit të drejtësisë.

Mesazhi i BE është i qartë, nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Institucionet gjyqësore kanë ecur përpara ndër vite. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritik të këtij rrugëtimi.

Institucionet kyçe të drejtësisë janë krijuar, reforma po zë rrënjë, por duhet të zërë rrënjë të thella. Do të duhet të tregojë se është e fortë për t’u bërë ballë apo për t’i rezistuar çdo lloj influence të paduhur dhe për këtë kërkohet transparencë, integritet dhe cilësi më i mirë e drejtësisë.

Procesi i vettingut vazhdon të ecë përpara. Por pasi të përfundojë vettingu, KLP dhe KLGJ do të duhet ë ruajnë trashëgiminë e vettingut.

Gjyqtarët dhe prokurorët emërohen për të ofruar drejtësi të mirë dhe cilësore. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar dhe kjo vlen edhe sot”, u shpreh ambasadorja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME