Friday, December 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËAndrew Tate “fundoset” nga 5 platforma sociale

Andrew Tate “fundoset” nga 5 platforma sociale

Andrew Tate tanimë është ndaluar nga pesë platforma sociale: Instagram, Facebook, TikTok, Twitter dhe YouTube.
Andrew Tate mendon se gratë i përkasin shtëpisë, nuk mund të ngasin makinën dhe janë pronë e një burri.


Ai gjithashtu mendon se viktimat e përdhunimit duhet të “mbajnë përgjegjësi” për sulmet e tyre. Ai shoqërohet me vajza të moshës 18-19 vjeçare, sepse mund të “lërë një gjurmë” mbi to, sipas videove të postuara në internet.
Në klipe të tjera, kikboksieri britaniko-amerikan, i cili pozon me makina të shpejta, armë dhe e portretizon veten si një playboy që pi duhan puro– flet për goditjen dhe mbytjen e grave, hedhjen e sendeve të tyre dhe ndalimin e tyre për të dalë nga shtëpia.

Kjo javë ka qenë e ashpër për personalitetin e diskutueshëm të internetit Andrew Tate, i cili është ndaluar nga disa nga platformat më të mëdha të mediave sociale.
Mbyllja e llogarive të tij vjen si pasojë e një rritje të paprecedentë të popullaritetit për Tate, pasi ai ndau mendimin e tij për transmetimet që u përkisnin krijuesve më të mëdhenj të internetit.


E gjitha filloji me Metën, e cila i mbylli llogaritë në Facebook dhe Instagram (ku kishte mbi 14 milionë ndjekës). Ai u ndalua më vonë nga TikTok pasi platforma po ndërmerrte veprime kundër videove dhe llogarive që paraqisnin pikëpamjet e diskutueshme të Tate.
Dhe me këto ndalime, gjithçka që i kishte mbetur Tate ishte Twitch, YouTube dhe Hustler’s University. Por ata që pretendojnë se Tate është një ndikim toksik te të rinjtë për shkak të opinioneve të tij “mizogjene” kërkuan që ai të ndalohej dhe nga platformat e mbetura.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME