Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBenfica në grupet e Champions. Një autogol në minutën e fundit eleminon...

Benfica në grupet e Champions. Një autogol në minutën e fundit eleminon Crvena Zvezda

Përplasjet e para të kthimit për playoff-in e Champions League ka dhuruar edhe një herë një përzierje kualifikuesesh mjaft të sigurta dhe arritjeve historike. Skuadra e parë që shkon në fazën e grupeve është Benifica, që nuk gaboi dhe respektoi parashikimet e vigjiljes ndaj Dynamo Kiev: një 3-0 që nuk la asnjë shpresë për ukrainasit. Edhe Viktoria Plzen kaloi në fazën e grupeve falë përmbysjes në pjesën e dytë 2-1 ndaj Qarabag. Eleminohet në minutën e fundit Crvena Zvezda, me një autogol që i jepe barazimin 2-2 Maccabi Haifa, që vlen kalimin në grupet e Champions.

BENFICA- DINAMO KIEV 3-0
Buzëqesh Benfica që, e fortë në suksesin e ndeshjes së parë, triumfon 3-0 edhe në shtëpi ndaj Dynamo Kiev. Në Da Luz portugezët e nisën fuqishëm dhe menjëherë tentuan t’i vënë një hipotekë të mirë kualifikimit duke zhbllokuar garën në minutën e 27′ me anë të Otamendit. Vendasit vazhduan të shtyjnë përpara dhe gjejnë dyfishimin në minutën e 40-të falë golit të Rafa Silvës. Ukrainasit e ndjejnë goditjen dhe pas dy minutash llogaria mbyllet përfundimisht. Në pjesën e dytë ukrainasit tentuan të shkurtojnë distancën, por sulmet u ndalën mirë nga Benfica, që ruajti avantazhin e trefishtë dhe e menaxhoi me qetësi ndeshjen.

https://player.crazyvidup.com/player/html/CDQo1l2FzNBdv?popup=fromblocked&autoplay=1

VIKTORIA PLZEN – QARABAG 1-1
Goditjen e mbrëmjes e fiksoi Viktoria Plzen që fitoi brenda mureve miqësore ndaj Qarabag. Në Doosan Arena, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, azerët shtynë fort dhe kaluan përpara në minutën e 38-të me Ozobìc. Pas rifillimit erdhi menjëherë barazimi i vendasve me Jan Kopic, që lëshoi një silurë të pakapshme nën traversë (58′). Përmbysja çeke erdhi në minutën e 73-të kur Kiliment mori një pasim të bukur brenda zonës dhe goditja e tij përfundoi pas portierit. Ndeshja përfundoi 2-1 dhe Viktoria Plzen feston një kualifikim të jashtëzakonshëm në fazën e grupeve

https://player.crazyvidup.com/embed/861uBjpecWLgG?autoplay=1&htmlplayer=1

CRVENA ZVEZDA- MACCABI HAIFA 2-2
Ndeshje spektakolare mes Crvenza Zvezdas dhe Maccabi Haifa, që përfundoi me një barazim, që favorizoi izraelitët. I mjaftonte pak miqve për të përsëritur kualifikimin, por skuadra e ish-mesfushorit të Inter Dejan Stankoviç u përpoq deri në fund. Pas 27 minutash serbët kaluan në avantazh me Pesic dhe në të 40′ dyfishuan me Ivanic, përpara se Sundrgen të shkurtonte distancën në minutën e 47: Zvezda shkoi në pushim në avantazh, por pas kthimit në fushë u shuan dhe në fund Maccabi Haifa gjeti golin e barazimit me autogolin e Pavkov, duke siguruar edhe kalimin e turit me rezultatin e përgjithshëm 4-5.

https://player.crazyvidup.com/embed/eShOFPNHJ1wpN?autoplay=1&htmlplayer=1

Qualification Champions League
Benfica 3-0 Dynamo Kyiv
FK Crvena Zvezda 2-2 Maccabi Haifa
Viktoria Plzen 2-1 Qarabag FK

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME