Sunday, April 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedShpartallohet grupi/ Shpërnante kokainë në Itali me call center nga Shqipëria

Shpartallohet grupi/ Shpërnante kokainë në Itali me call center nga Shqipëria

“Pjesëmarrës në një organizatë ndërkombëtare që synon trafikun e paligjshëm të drogës, me bazë logjistike në Shqipëri”. Kjo është akuza e ngritur nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Perugias ndaj një shqiptari të arrestuar ditët e fundit, por nuk e jep identitetin e tij.

Fillimi i hetimeve daton janarin e vitit 2022 dhe ka bërë të mundur zbardhjen e qindra shitjeve të dozave të kokainës në periferi të Perugia-s nga duart e shumë shpërndarësve me kombësi shqiptare.

Sipas hetuesve, tregtarët e drogës janë organizuar “sipas një rotacioni metodik në Itali, i karakterizuar nga periudha të shkurtra dhe intensive të shpërndarjes së drogës, të ndjekura nga kthimi në vendin e origjinës”.

Kontaktet me blerësit mbaheshin nga një anëtar i grupit kriminal që jeton në Shqipëri. Në Itali në emër të tij janë një apartament dhe një automjet. Qarkullimi i drogës është i konsiderueshëm, i llogaritur në rreth 10 mijë euro në muaj.

Kontrolli i shtëpisë pas arrestimit të shtetasit shqiptar, bëri të mundur gjetjen e disa dozave të paketuara kokaine, një peshore precize dhe rreth 6000 euro cash.

I arrestuari kishte marrë 2 dëbimeve të mëparshme nga territori i shtetit italian. Për këtë arsye, ai u arrestua edhe për posedim droge dhe shkelje të ligjit për emigracionin dhe u dërgua në burgun Perugia – Capanne. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME