Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAnglia ekstradon shqiptarët, sot në Rinas një avion plot

Anglia ekstradon shqiptarët, sot në Rinas një avion plot

Ministria e Brendshme britanike ka deportuar në Shqipëri 23 shtetas shqiptarë, që janë dënuar për vepra të ndryshme penale, në total e 55 vite burg. Mes të riatdhesuarve është dhe rasti i kontrabandimit drejt Britanisë së Madhe me jaht dhe një tjetër që hyri fshehurazi me kamion. Në njoftimin e qeverisë britanike thuhet se shqiptarët janë kthyer në atdhe ditën e djeshme me fluturim charter.

Po ashtu bëhet e ditur se një nga personat e ekstraduar ishte arrestuar në qershor për trafik droge. Gjatë marrjes në pyetje ai tha se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni në vitin 2021 dhe më pas jetonte aty ilegalisht.

Po ashtu, një tjetër i ekstraduar ishte futur në Mbretërinë e Bashkuar në bordin e një jahti në vitin 2021. Ai gjithashtu jetonte ilegalisht në Britani, deri sa u kap nga policia.

Mes të tjerëve të dëbuar, ishte edhe një burrë i dënuar me pesë vjet e gjysmë burgim për furnizim me drogë të klasit A. Po ashtu, një tjetër ishte i dënuar me tre vjet e katër muaj burg për prodhim droge të klasit B.

“Këta kriminelë janë përgjegjës për veprat e tmerrshme të drogës, të cilat shkatërrojnë jetë, familje dhe komunitete. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, duke i lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve të tyre.

Publiku britanik nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë time për t’i larguar ata me të gjitha mjetet e disponueshme për t’i bërë rrugët tona më të sigurta”, tha Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel. Zyra e Brendshme pohoi se që nga marsi i vitit të kaluar, më shumë se 10,000 njerëz ishin larguar nga fluturimet e planifikuara dhe charter, me 86 fluturime në total, në 13 vende të ndryshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME