Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETApeli/ Nëna e 6 fëmijëve të dhunuar: Nuk dua bukë, të më...

Apeli/ Nëna e 6 fëmijëve të dhunuar: Nuk dua bukë, të më regullojnë banesën, po vejn dimri dhe pikon çatia.

Fier – Kjo është Majlinda Hatia , nënë e 6 fëmijëve 3 djem e 3 vajza por që në shtëpi sot kishte dy prej tyre sepse katër të tjerët kishin shkuar në shkollë. Kjo është edhe banesa saj ku mungojnë dyert e diku dritaret ndërsa suvaja e tavanit në një pjesë të mirë të banesës ka rënë.


Ktu jeton ajo me 6 fëmijët sepse bashkëshorti i saj Fatmir Hatia është dënuar me një vit burg për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij dhe është duke vuajtur dënimin.

Nëna e 6 fëmijëve pohonë se nuk ka mundësi as të punojë sepse ka fëmijë të vegjël, nga ish komuna merr 100 mijë lekë të vjetra dhe këto ka për të ngrënë , për të veshur apo dhe ilaçe kur sëmuren fëmijët. Nuk i dalin dhe përsëri ajo kërkonë kryesoren rregullimin e banesës, izolimin apo hedhje çatie që rreshjet e shiut të dimrit të mos i hyn brenda.

Ajo pohonë se ato pak orendi, rroba apo ushqime e kanë ndihmuar të afërmit apo shoqata të ndryshme ndërsa problem ka banesën që brenda saj i mungojnë dyert, dyshemeja e dëmtuar apo suvatë e tavanit që bien prej lagështirës.

Nëna e 6 fëmijlve apelon për ndihmë kush të mundet , instanca shtetërore apo shoqërore, biznesmenë të ndryshëm të mendojnë e të ndihmojnë këtë familje që përveç ekonomisaë së dobët kanë provuar edhe dhunën e kryefamiljarit të tyre/ ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME