Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArben Kraja: Po hetojmë ministra dhe deputetë për inceneratorët

Arben Kraja: Po hetojmë ministra dhe deputetë për inceneratorët

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja thotë se Prokuroria Kundër Korrupsionit ka nën hetim ministra dhe deputetë, duke lënë të kuptohet se çështja me të cilën lidhet hetimi i tyre janë inceneratorët. Për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Arben Kraja la të kuptohet se çështja me të cilën lidhet hetimi i tyre janë incineratorët.

Arben Kraja: Hetimi i zyrtarëve të lartë është një sfidë më vete. Ne kemi patur sfidë edhe korrupsionin brenda sistemit. Kemi patur shumë raste hetimesh dhe dënimesh të prokurorëve në detyrë apo të shkarkuar nga komisionet e Vetting-ut, të cilët kanë marrë vendime dënimi të formës së prerë për korrupsion. Nuk janë pak. Kemi patur raste hetimi dhe dënimi të zyrtarëve më të lartë në fushën e prokurimeve publike. Është drejtoria qendrore e Prokurorimeve Publike pranë Ministrisë së Brendshme, e cila është shpallur fajtore për një procedurë prokurimi.

Pyetje: Ne quajmë ministrat zyrtarët më të lartë!

Arben Kraja: Kemi edhe hetime për ministrat dhe për deputetë, por vijon procesi hetimor. Ju e dini shumë mirë që çështja e incineratorëve është çështje shumë komplekse, shumë e ngarkuar, por që vazhdon hetimi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME