Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTArmando Broja “shkakton kaos” në Premier League

Armando Broja “shkakton kaos” në Premier League

Armando Broja është një nga zërat më të lakuar në merkaton e verës në Premier League e jo vetëm. Së fundmi, Daily Mail ka shkruar se Everton dhe West Ham janë futur zyrtarisht në listën e skuadrave që kanë shfaqur interes për sulmuesin shqiptar.

Sipas medias britanike, dy skuadrat kanë nisur kontaktet me zyrtarët e Chelsea-t për të siguruar shërbimet e 20-vjeçarit. Everton shiti për 60 milionë paund Richarlison te Tottenham javën e kaluar dhe tashmë kërkon të mbush boshllëkun e lënë nga braziliani.

Megjithatë, pavarësisht këtyre kërkesave dhe skuadrave të tjera si Newcastle e Leeds në Premier League, Daily Mail shkruan se vendimi për të ardhmen e Brojës nuk do të jetë i menjëhershëm, pasi Thomas Tuchel dëshiron ta shohë sulmuesin në aksion në fazën përgatitore dhe më pas të vendosë nëse do ta lërë atë të lirë për t’u largua në drejtim të një tjetër skuadre.

Interesi për sulmuesin e Kombëtares shqiptare nuk vjen vetëm nga skuadrat angleze, por edhe përtej ishullit. Më parë, për të janë interesuar edhe Napoli apo Milani, por kërkesa e lartë e “Bluve të Londrës” të cilët do të synojnë të përfitojnë më shumë se 30 milionë paund, ka bërë që skuadrat italiane të dalin nga lista. Një ditë më parë, ishte edhe Ajax që shfaqi interes pasi largoi nga skuadra Haller.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME