Arreetimet e policisë Fier në 24 orët e fundit

Fier – Arrestime të njëpasnjëshme nga Komisariati i Policisë Fier për veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Posedonte armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 52-vjeçar.
Në pranga edhe një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim për konflikt me armë zjarri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte armë zjarri tip pistoletë, organizuan punën për kapjen e tij.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Dori Lamkaj52 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një fishek arme zjarri, si dhe një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë.
Gjithashtu, nga këta specialistë u bë arrestimi i shtetasit Romeo Çako, 34 vjeç, banues në Fier.
Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të ndodhur më datë 21.11.2025, ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Arrestime të tjera
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. D., 19 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. M., banues në fshatin Zhupan, pasi i ka dëmtuar murin rrethues të banesës një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. C., 49 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka kanosur dhe përndjekur një shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.











