Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohen 4 shqiptarë, policia gjen sendet e vjedhura

Arrestohen 4 shqiptarë, policia gjen sendet e vjedhura

Greqi – Katër shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë kryer 45 vjedhje në periudhën tetor-nëntor të 2021-it si edhe gjatë muajit korrik të 2022-it.

Policia Helene njofton se pas muajsh hetimesh dhe kërkimesh efektivët arritën të çmontojnë bandën e hajdutëve shqiptarë të cilët kanë kryer 45 vjedhje në Janinë, kryesisht në banesa dhe magazina.

Vlera e sendeve të plaçkitura arrin në 30 mijë euro, sipas autoriteteve greke.

Gjatë hetimeve të kryera, efektivët e policisë gjetën 1560 euro, 8.000 lekë, një pushkë gjuetie dhe dy biçikleta, të cilat janë përdorur nga autorët për vjedhje.

Sipas hetimeve, shënjestër e shqiptarëve kanë qenë shtëpitë dhe magazinat.

Deri më tani janë zbardhur 24 vjedhje.

Ndaj katër autorëve, të cilët ndodhen në mënyrë të paligjshme në vend, u ngrit një kallëzim penal për vjedhje të rënda dhe shkelje të ligjit për të huajt dhe armëmbajtje pa leje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME