AKTUALITETTOP-NEWS

Arrestohet 29 vjeçari fierak, goditi me makinë një çift për vendin e parkimit

Fier  – Një veprim i nxituar duke debatuar e më pas i ka goditur me makinë i ka kushtuar arrestimin e tij 29 jheçarit fierak Fogert Çuko ditën e sotme. Lajmi konfirmohet nga policia Fier e cila pohon se 29 vjeçari ka goditur me makinë një çift të cilët i kanë pohuar atij që të mos parkonte makimën e tij para pottës së banesës aë tyre në Fier.

Policia

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi.

I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.

Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button