Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka është arrestuar me urdhër të SPAK. Bashkë me Zarkën në pranga janë vënë edhe: Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës për gjyqtare dhe ish-oficere e Policisë Gjyqësore ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Hetuese në BKH, Astrit Vladi biznesmen i përfshirë në rastin e Toyota Yaris në Durrës si dhe Radovan Cela, avokat.
Ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me rastin dhe akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve, dyshohet se personat e mësipërm kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim. Gjithashtu sipas informacioneve bëhet me dije se SPAK ka sekuestruar disa dosje në Prokurorinë e Vlorës.
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e drejtuesit të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Me urdhër të SPAK u bë ekzekutimi i masës së arrestimit për Zarkën dhe për ish-oficeren e OPGJ-së, shtetasen E. Dautaj, si dhe avokatin me inicialet R.Çela.
Mësohet se të dyshuarit kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.
Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.
Emrat
Lista e plotë e 4 personave të arrestuarve me urdhër të SPAK.
1. Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorise Vlore.
2. Eriona Dautaj, magjistrate ne Shkolle te Magjstratures, ish oficere policise gjyqsore ne Prokurorine e Krimeve te renda dhe Hetuese ne BKH, aktualisht magjistrate.
3. Astrit Vladi
4. Radovan Cela, shtetas.
Urdhër arrrste edhe për Astrit Vladin e Radovan Celën.