Kasandër Noga është arrestuar në Vjenë. Hetuesit vjenezë arrestuan 45-vjeçarin në Donaustadt, mëngjesin e sotëm. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje në rrugë në Bruksel, shkruan lapsi duke ju referuar mediave europiane.
Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës. E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.
Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën.
45-vjeçari u kap në befasi nga policia dhe nuk bëri asnjë rezistencë. Sipas informacioneve fillestare, hetuesit kanë penguar fluturimin e tij për në Shqipëri, i cili mësohet se ka qenë i planifikuar./ Lapsi