Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArtan Hoxha: Ja kandidati për kreun e SPAK që preferon Yuri Kim...

Artan Hoxha: Ja kandidati për kreun e SPAK që preferon Yuri Kim dhe atë që preferon Edi Rama!

Artan Hoxha thotë se ambasada e SHBA-ve dhe kryeminstri Rama kanë preferenca të ndryshme për kreun e ri të SPAK.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se ambasada amerikane preferon kandidatin Altin Dumani, ndërsa qeveria preferon Edvin Kondilin.

“Zoti Altin Dumani, ka qenë i preferuari i ambasadës amerikane edhe kur u zgjodh Kraja. Zoti Dumani drejton një nga dy sektorët e SPAK. Ka sektorin kundër krimit të organizuar që e drejton zoti Dumani. Të tre emrat janë profesionistë, i njoh të tre.

Nga informacioni që kam, lobimi që bëhet është që zoti Dumani, që ka dhënë prova, ata mendojnë se zoti Dumani është kandidat që plotëson kushtet.

Ndërsa, nga qeveria është lobuar për zotin Kondili. Për këto arsye, kam përshtypjen që në fund do të zgjidhet zoti Xholi (kandidati i tretë)”, deklaroi Hoxha.

Hoxha u ndal gjithashtu te deklaratat e Yuri Kim, që indirekt tha se ka ndërhyrje në procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK.

“Në të gjithë rastet që ka ndërhyrë ambasada amerikane, sidomos për drejtësinë, gjithmonë kanë ndërhyrë sepse kanë patur informacion dhe shqetësim që mbi SPAK po ushtrohet presion. E keni parë gjatë muajve të fundit, sa takime ka bërë Kim në SPAK me prokurorët. Ajo ka vajtur edhe për gjëra minimale, për të dhënë mesazhe, që te kjo çështje jemi ne. Ajo e ka bërë ashiqare, jo me diplomaci. Ajo ka përçuar një linjë që i është kërkuar.

Edhe kur u zgjodh kreu i SPAK ka patur një shqetësim të ngjashëm.

Ata gjetën zotin Kraja, që kishte bashkëpunuar dhe kishte qenë pjesë e stafeve të Berishës, Metës dhe Ramës. Sot, jemi në të njëjtën situatë. Faktorët që dominojnë politikën, po kërkojnë një figurë të ngjashme me zotin Kraja. Këtë rradhë ambasada nuk do t’ja lërë atyre në dorë. Ajo ka thënë jemi të shqetësuar. Prandaj i takon direkt prokurorët”, tha Hoxha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME