POLITIKËTOP-NEWS

Asambleja e PS në Fier/ Takimi nis me 30 minuta vonesë. Balluku takim “kokë më kokë” në seli të PS. Ceno Klosi zëvendësohet me Erjo Milen.

Fier – Asambleja e Partisë Socialiste, e planifikuar për t’u zhvilluar në orën 18 në sallën e teatrit “Bylis”, është shtyrë për në orën 18:30.
Shkak për këtë vonesë është bërë një takim i zhvilluar paralelisht nga drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, e cila ka qenë në një mbledhje “kokë më kokë” me një grup të ngushtë drejtuesish në ambientet e selisë PS në Fier.

Sipas burimeve, në këtë takim kanë marrë pjesë deputetë të Partisë Socialiste të qarkut Fier, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Mes tyre përmenden edhe emra të njohur të politikës lokale, ndërsa në fokus të diskutimeve kanë qenë çështje organizative dhe zhvillimet e fundit politike në zonë. Deputeti Ceno Klosi i cili ka qënë i ngarkuari për bashkinë Fier nuk eshte paraqitur. Flitet se janë prishur mardhëniet politike mes Ballukut e Klosit e kjo për shkak të emërimeve të fundit të Ramës në qeveri pasi atij nuk u besua asnjë post ministri apo zevendes ministri. Detyrat e tij Balluku ja ka ngarkuar deputetit tjeter të PS Erjo Mile.

Takimi në selinë e PS në Fier ka paraprirë mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë, ku pritet të diskutohen tema të rëndësishme për strukturat e Partisë Socialiste dhe koordinimin në nivel vendor për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button