Bashkia Rroskovec është hedhur në sulm për mbushjen e gropave me çakull dhe lyerjen e rrugëve me asfalt pasi 14 maji , dita kur populli do shprehi verdiktin e tij për qytetarin e parë të bashkisë po afron.
Sikur të mos i mjaftonin plotë 8 vjet, pra dy mandate , ndërrmajrja e shërbimeve e kësaj bashkie si dhe tenderaxhinjtë që “mjelin” bashkinë dhe kjo e fundit qytetarët nëpërmjet taksave vrapojnë sa në Suk1 në Velmish, në Marinzë, Suk2 për tu dhënë llustrën e fundit rrugëve, trotuareve, tubacioneve të ujësjellsave që në shumë raste notojnë mes ujrave të zeza në kanalet anps rrugës së fshatrave të kësaj bashkie. Punime të kryera pa pikë përgjegjshmërie pasi tubat plastike mundë të çahen e ujrat e zeza bashkohen me të bardhat dhe shkaktojnë epidemi në banorë të zonës.
Nga ana tjetër stafi mjekësor i qytezëz Rroskovecit rend sa në një qëndër shëndetësore në tjetrën për t’u thënë ndjekësve të rrjeteve sociale se : I shifni kushtet, godina të reja, paisje të reja, mjekë e infermierë janë në dispozicionin tuaj, por vetëm sa për foto e filmime sepse 24 orë më pas “kosheret kanë mbetur se bletët kanë ikur” si rasti në Suk1 që ministria e shëndrtësisë së bashku me Majlinda Bufin e deputetin Baftjar Zeqo kryen inagurimin dhe 2 ditë më pas banorët kishin marrë “qentë me erë” e po kërkonin mjekun e familjes e spo e gjenin dotë.
Kjo është propoganda e shfrenuar e bashkisë së Rroskovecit, stafit të saj, qytetares së parë Majlinda Bufi e cila prej dy mandatesh ka qeverisur këtë bashki dhe pretendon që të marri dhe mandatin e tretë. Janë kta që ditën “ngrohin vezë” zyrave apo lokaleve e 3 muaj para votimeve digjen e përvëlohen për hallet e popullit
Drita, uji dhe rrugët kanë qenë premtimet e politikanëve shqiptarë gjatë këtyre 30 viteve demokraci. Të gjithë, nga qendra deri te vendorët, kanë premtuar bërjen e rrugëve, drita dhe ujë 24 orë. Por, duke lënë mënjanë dritat dhe ujin, në zgjedhjet vendore të 14 maji 2023, kryefjalë janë rrugët. Ose më saktë asfalti elektoral. Zgjedhjet vendore kanë sjellë një bum investimesh.
Të bindur me propogandën boshe që kanë pushtuar rrjete sociale e mediat e blera mendojnë se po gënjejnë e po i hedhin hi syve të këtij populli i cili në 14 maj ka vendosur tashmë se kë do të votojë, ka vendosur të bëj ndryshimin duke zgjedhur për qytetarë të parë djalin e tyre Erdit Hazizaj.
Teksa kemi shkelur me.këmbë fshat më fshat, qëndër më qëndër “zemërimi” mllefi, zhgënjimi, banorët e zonës e shprehin hapur duke thënë na ropën, na kanë bërl të flasim me vete, na ikën fëmijët na u dogj xhani për ta, e nëse në 1990 ikëm në emigracion nga fukarallëku e pa dija, Rilindja na shpopulloi, na largoi rininë, profesionistët, zanatçinjtë, të arsimuarit , na zhveshi na lanë “lakuriq me duar në xhepa” kur thotë populli. Këtë na bënë. Mezi po presim 14 majin, ti dërrmojmë me votë, ti zhdukim se nuk paska pasur farë më të keqe se Rilindja, vetëm propogandë dhe mashtrime.