Atentat? Limuzina e presidentit rus shpërthen në flakë pranë godinës së Shërbimit Sekret në Moskë

Një nga limuzinat e Vladimir Putinit ka shpërthyer në flakë pas një shpërthimi të madh përgjatë një rruge të Moskës.
Një nga automjetet nga ajo që besohet të jetë “flota zyrtare e makinave” e presidentit rus u përfshi nga flakët pranë selisë qendrore të shërbimit sekret FSB në Moskë.
Dyshohet se zjarri ka nisur në motorin e makinës, por menjëherë pas kësaj, pjesa e brendshme e limuzinës Aurus ka marrë plotësisht flakë.
Ndërsa tymi i zi mbulonte rrugën, stafi nga restorantet përreth nxituan jashtë për t’u përpjekur të ndihmonin përpara se shërbimet e urgjencës të zbrisnin në vendngjarje.
Nga videot e filmuara duket qartë se nga zjarri i madh është dëmtuar rëndë pjesa e pasme e makinës.
Nuk dihet se kush ishte në timonin e makinës dhe çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Megjithatë, mediat e huaja raportojnë se Putini përdor gjerësisht makinat e prodhimit rus dhe se ai u jep limuzina dhurata njerëzve të afërt.