AKTUALITET

Atentati me tritol në Shkodër, policia zbulon detaje të reja

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin me tritol, ku mbeti i plagosur punonjësi i Tatimeve, Enea Buzukja.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button