Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAudiopërgjimi/ Majlinda Bufi kërcënon sanitaren që shkoi në mitingun e Berishës

Audiopërgjimi/ Majlinda Bufi kërcënon sanitaren që shkoi në mitingun e Berishës

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është regjistruar duke kërcënuar një sanitaren e Shkollës 9-vjeçare të fshatit Suk me largim nga puna për shkak se ka marrë pjesë në një tubim të Sali Berishës.

Në regjistrimin e shfaqur në emisionin ‘Piranjat’ në Syri Tv shihet presioni i një kryebashkiakeje ndaj një pastrueseje që ka guxuar të marrë pjesë në një miting të zhvilluar nga opozita në Roskovec. Kjo sipas kryetares së bashkisë, është mosmirënjohje ndaj saj.

Kryebashkiakja fillimisht mohon gjithçka dhe madje thotë se do bëjë një denoncim për sanitaren pasi nuk është zëri i saj në audio. Pas pak minutash e tensionuar kërkon mbylljen e kamerës dhe pranon gjithçka duke u kërkuar “Piranjave’ të mos publikohet sepse e dëmton imazhin e saj në këtë fushatë.

“Të lutem mos e transmetoni sepse më prish punë. Do e japësh? Me kë të flas unë? Si e ke emrin ti? Mos e jep njerëzisht ta kërkoj” – thotë kryebashkiakja Bufi.

Pasi ka kërkuar falje, kupton që përgjimi do të transmetohet, kështu nis edhe njëherë të ndërtojë alibinë e saj të mbrojtjes duke justifikuar se në fushatë dilet në mitingje ndërsa herë të tjera jo

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME