Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Ramës ka për t’i dalë nga hundët ajo që ka thënë...

Berisha: Ramës ka për t’i dalë nga hundët ajo që ka thënë për kandidatët

Zgjedhje të përgjithshme pas zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe para atyre të parashikuara në 2025. Këtë paralajmëron Sali Berisha për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Në një intervistë në A2 CNN, Berisha tha se me qëndrimet antikushtetuese, Rama nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet.

Toleranca ndaj tij për shkelmimin e kushtetutës do të jetë zero. Pas këtyre zgjedhjeve do të ketë zgjedhje të përgjithshme, do t’i japim duart Edi Ramës, se Rama me qëndrimet e tij antikushtetuese nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet”.


Kjo deklaratë e Berishës erdhi si përgjigje ndaj thirrjeve që kryeministri Rama u ka bërë qytetarëve për të mos votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” se përfaqësohen nga non gata dhe nuk do t’u japë fonde.

“Kjo thirrje i garanton shqiptarët në mënyrë figurative do t’i dalë për hundësh Ramës”, – theksoi Berisha që foli për “një fushatë fitore që ka elektrizuar vendin nga jugu në veri, pavarësisht mungesës së emrit të tij në listë”.

“Një fushatë në të cilën për herë të parë që nga ‘91 mblidhen njerëz të idealeve demokratike pa asnjë lidhje me narkoshtetin përveç bashkisë Shkodër që shkëlqen më performancën e saj, krahasuar me të gjitha bashkitë e tjera moniste të vendit.

Një fushatë që zhvillohet pa emrin në letra të Sali Berishës për shkak të frikës së tmerrshme që emri i tij i kall Edi Ramës. Kjo dëshmi e një frike të pashërueshme të njeriut që mban të gjitha pushtet, që urdhëron gjykatësit të ekzekutojë të drejtën në sallën e gjyqit, njëlloj si ekip pushkatimi që urdhëron nëpunësit të shkelmojnë ligjin vetëm se në këtë mënyrë mendon se do t’i shpëtojë disfatës së tmerrshme që e pret në mënyrë të pashmangshme”, tha Berisha.

Edhe pse garon në siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Berisha thekson se nuk do të ketë forcë në botë t’i rrëmbejë fitoren PD-së. Sipas tij fleta është një letër e vdekur, ndërsa ai në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.

“E vërteta është që nuk do të ketë forcë në botë t’i rrëmbejë fitoren PD. Kjo është ajo që u them shqiptarëve mjerë ai që e provon. Po çfarë dëmi më bën mua fleta në një kohë kur jam i pranishëm në vatrat, mendjen e zemrën e shqiptarëve. Fleta është një letër e vdekur” – tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME