AKTUALITETTOP-NEWS

Autori i vrasjes së gruas në Kuman varroset nga bashkia Rroskovec

I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80- vjeçari Shefit Rrapaj  autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Dashurie Rrapaj, 75 – vjeçe, dy ditë më parë në Kuman të Roskovecit, është përcjellë në banesën e fundit nga punonjësit e shërbimeve komunale të bashkisë Roskovec.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së shërbimeve publike pranë kësaj bashkie, Arben Duka, negociatat e policisë me familjarët për të tërhequr trupin nuk dhanë asnjë rezultat , ndaj në bazë të ligjit ceremonia mortore u krye nga bashkia.

Ndërkohë që Dashurie Rrapaj u përcoll në banesën e fundit në fshatin Allambreas të Beratit, në vendlindjen e saj, bashkëshorti vrasës u braktis nga të gjithë , pa asnjë lot e asnjë lule në varrin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button