Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAvokati: Drejtuesit e policisë në dijeni të serave me kanabis

Avokati: Drejtuesit e policisë në dijeni të serave me kanabis

Avokati Kujtim Cakrani deklaroi në “Review” se i gjithë sistemi drejtues i policisë është në dijeni të serave ku kultivohet kanabis.

Ai ju referua rastit të 870 kilogramëve kanabis që u sekuestruan në Berat, kur tha se bëhet fjalë për një nga qindra raste ku serat përdoren si shtëpi bari, diçka kjo e zakontë në qarkun e Beratit dhe Fierit.

Nga vitit 2016, kur siç tha avokati u kanabizua Shqipëria, tashmë ka ndryshuar forma e organizimit. Sipas tij grupet kriminale nuk veprojnë vetëm.

“I gjithë zinxhiri drejtues i policisë së qarkut janë në dijeni që mbillet kanabis dhe e dinë ku mbillet dhe ata mbajnë përgjegjësi për t’i ruajtur deri në fund të kësaj historie,” – u shpreh Cakrani.

700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.

Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME