Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTSjellje e pa denjë e Manchester United me Kristiano Ronaldon

Sjellje e pa denjë e Manchester United me Kristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë ekskluzive për Piers Morgan ku akuzon Man United se e ka tradhtuar dhe thotë se nuk ka respekt për Erik ten Hag: “Nuk kam respekt për të sepse ai nuk tregon respekt për mua”. Superylli portugez gjithashtu sulmoi drejtorin sportiv Ralf Rangnick duke thënë se “djali nuk është as trajner”.

Cristiano Ronaldo në intervistën e sotme me titullin “Ndihem i tradhëtuar”:

“Të gjithë u munduan të më mbanin jashtë ekipit, jo vetëm këtë vit por dhe vitin e shkuar. Në këtë mes nuk është vetëm trajneri por dhe 2 a 3 djem rrotull klubit. Unë ndihem i tradhëtuar.”

“Unë nuk kam respekt për Ten Hag, sepse ai nuk tregon respekt për mua. Nëse ti nuk ke respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë për ty.

Wayne Rooney: “Nuk e di pse më kritikon kaq keq, ndoshta sepse e mbaroi karrierën e tij dhe unë ende po luaj në nivele të larta. Nuk do të them se po dukem më mirë se ai, gjë që është e vërtetë”.

Ndërkohë gazetari shqiptar Ben Manaj nga Londra shkruan pas kësaj interviste:

Kristiano Ronaldo i Manchester United ka dhënë një intervistë bombë për Piers Morgan, një nga gazetarët më të mirë britanik ku flet se si e kane trajtuar në klubin e tij të zemres, Manchester United!

Unë e mbështes fortë se çfarë thotë dhe sa pak e kanë vleresuar një nga gjigandët dhe megatalentin e futbollit boteror.

Sidomos trajneri aktual, një farë hollandezi pa të shkuar dhe askushi në boten e trajnerëve të mëdhenj të kohes.

Nuk i falet këtij klubi të sillet kështu me të madhin Kristiano Ronaldo!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME