Hakerat iranianë nxjerrin e-mailet e kreut të SHISH

Hakerat iranianë të “Homeland Justice” nuk ndalen. Mbrëmjen e së dielës ata kanë publikuar të dhëna të tjera të kreut të Shërbimit Informativ i Shtetit, Helidon Bendo.
Ata thonë se janë futur në postën elektronike të këtij të Bendos. Prej aty kanë marrë shkëmbimet elektronike që ka pasur drejtori i SHISH. Lapsi.al disponon të gjithë dosjen e publikuar nga hakerat. Bashkë me publikimin e dosjen e dokumenteve që ata kanë mundur të sigurojnë është shpërndarë edhe një mesazh.
“Çdo organizatë qeveritare ose joqeveritare që mbështet MEK-un do të jetë në shënjestër nga ne” – shkruajnë hakerave në grupin e tyre në Telegram.
Pak ditë më parë ata nxorën dokumente ku shiheshin të gjitha të dhënat e Bendos. Aty ndodheshin të dhënat personale, dhe numrat e telefonit, dokumetet e identitetit. Më pas hakerat publikuan edhe lëvizjet e Bendos jashtë Shqipërisë. Në shënjestër ishte edhe bashkëshortja e tij. ©LAPSI.al