Avokatja e Fredi Belerit ka mbajtur fjalën e para në seancë ku po shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Ajo u shpreh se është e paqartë mënyrë sesi KQZ është vendosur në lëvizje, pasi sipas saj rezulton se ka qenë kërkesa e një personi të vetëm.
Avokatja shtoi më tej se janë organe të tjera që vendosin për mandatin e Belerit, pasi sipas saj KQZ nuk e ka këtë kompetencë.