Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBajram Begaj skandalizohet në Gjermani, kërkon eskorta nga policia federale, kërcënon ambasadorin...

Bajram Begaj skandalizohet në Gjermani, kërkon eskorta nga policia federale, kërcënon ambasadorin Artur Kuko: Mbaje mend sa të jesh gjallë!

Dosja.al – Ka zbardhur një ngjarje të paprecedentë dhe skandaloze që ka shkaktuar Presidenti i vendit Bajram Begaj! Vizita e Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj drejt Brukselit është shoqëruar me përplasje të forta mes Kreut të Shtetit dhe ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Artur Kuko.

Dosja.al ka mësuar ekskluzivisht se Begaj ka kaluzar transit nga Gjermania për të vijuar më pas udhëtimin për në Bruksel, por nuk ka mbetur i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar. Me futjen në territorin e Gjermanisë, Presidenti ka kërkuar eskortë nga Policia Gjermane dhe pavarësisht sqarimeve nga ana e ambasadorit, këmbëngulte me kokëfortësi në idenë e tij.

“Nuk jeni për vizitë zyrtare në Gjermani, jeni tranzit,”- i është drejtuar Kuko, por Begaj ka eskaluar në kërcënime.

“Këtë gjë do ta mbash mend sa të jesh gjallë,”- ka thënë Begaj, mëson Dosja.al.

“Kam patur të bëj me 7 Presidentë, nuk më ka ndodh një gjë si kjo, nuk pajtohem me ketë mënyrë të foluri, unë po iki. Stafin dhe makinat i keni këtu,”- ka qenë përgjigjia e prerë e Kukos.

Ambasadori iku, por Presidentit Bajram Begaj nuk i dilte inati! Ai ka telefonuar me urgjencë Ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe i ka raportuar gjithçka. Sigurisht, ministrja ka mbrojtur Kreun e Shtetit, të cilit dhe i ka thënë: Artur Kuko është një idiot!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME