Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka vendosur të largohet nga emisioni “Open” në TCH sapo në lidhje direkte është futur deputeti demokrat Flamur Noka.
REPLIKAT
Taulant Balla: Partitë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi apo vende të tjera janë përfituese e një fondi 300 milionë dollarë që Kremlini ka shpërndarë për parti të caktuara në përpjekje për minimin e demokracisë. Më lejoni të bëj konkluzionin. Kemi Putinin në një krahë që ka paguar para për të minuar demokracitë në vendet si Shqipëria, ndërkohë që kemi këtu Sali Berishën i shpallur Non-Grata nga SHBA pikërisht për minimin e demokracisë. I kë në gjumë këta (opozitën).
Flamur Noka: E ndoqa nga fillimi deri në fund. Në politikë të jesh mashtrues, të gënjesh nga mëngjesi në darkë…
Taulant Balla: Zonja Duma unë nuk marr pjesë në debat me ata që shkojnë mbrapa…më duhet të kthehem në sallën e Kuvendit për të vijuar punën. Personi duhet të jetë në gjumë. Mirupafshim!”
Flamur Noka: Ikën ai. E di pse iku ai, se gënjeu dhe tani do përballet me të vërtetën. A e patë ju sot si erdhi Edi Rama pas një muaji presioni nga ana e opozitës. Erdhi dhe çfarë. Do jepte përgjigje, do zhvillonte seancën me debat, po kur qenka kaq i pafajshëm pse ishte sot i zverdhur me hije vdekje dhe nuk iu përgjigj asnjë pyetje që kishim bërë në deputetët e opozitës?