Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBalluku: Akuzat e SPAK për korrupsion? Mjaft është mjaft!

Balluku: Akuzat e SPAK për korrupsion? Mjaft është mjaft!

Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u pyet në një intervistë në emisionin “Top Story” mbi garën e brendshme në PS për të qenë “numri 2” pas Edi Ramës. E pyetur nëse ajo ndihet “numri 2”, Balluku thotë se në PS ka vetëm një “numër 1” dhe të tjetër janë “shokë të Edi Ramës”.

“Nuk ndihem “numri 2” as i ekzekutivit dhe as i PS. Politika është një forcë vullnetare që ti kontribuon se ke dëshirë nuk është as detyrim dhe as ofiq. Është një privilegj të jesh në grup. Nuk ka numër 2. Unë Edi Ramën e njoh prej 24 vitesh, jam shumë e sigurt që kontributi i tij është vlerësuar me votë dhe PS ka Edi Ramën 1. S’ka nevojë t’i vëmë numër, kurse ne të tjerët jemi shokët e partisë së Edi Ramës. S’kemi numra. Nëse vetë-rankohen është gabim. Kam 20 vite bashkëpunim me Edi Ramën, por njihemi prej 24 vitesh” – tha Balluku.

Ajo u pyet edhe për rastet e kolegëve të saj që tashmë gjenden përpara drejtësisë. Ajo përmendi edhe shprehjen e famshme në anglisht, “enough is enough” e përkthyer “mjaft është mjaft”, për të thënë se për një rast të caktuar nuk duhet të akuzohen të gjithë.

“Një çështje nuk e bën të gjithë grupin të jetë fajtor apo të jetë i larë në baltë. Ka ardhur koha të ndahet e mira nga e keqja, të ndahet abuzimi, “enough is enough”, nuk mund të marrin të njëjtin sulm të gjithë”, – tha Balluku. Ministrja është pyetur gjithashtu në SPAK për çështjen e inceneratorëve. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME