Balluku: Zjarri në Gjinoqarë e Lofkënd është i qëllimshëm dhe dënohet me ligj ( video)

Patos – Zjarrëvënie e qëllimëshe është zjarri i shkaktuar në pyllin me pisha në fshatin Gjinoqar të bashkisë Patos dhe Lofkënd të bashkisë Mallakastër, ka pohuar Belinda Balluku dhe kjo dënohet me ligj.
Zjarri ka rënë që mesditen e djeshne duke djegur mbi 7 hektarë pyje e shkurre me pisha.
Forca të emergjenvës civile, të zjarrfiksve Patos, Albpetrol dhe Mallakstër po luftojnë me mjete rrethanore për të fikur zjaŕin pasi terreni është shumë i thyer dhe mjetet nuk mund të hyjnë për të shuar flakët e zjarrit.
Banorë të zonës thonë nën zë se dy janë shkaktarlt e zjarrvënies, ose ata që janë çobenë e duan kullota sepse pylli me pisha e shkurre nuk i lejon bagëtirë të hyjnë të kullosin ose persona që mundë të kenë përdorur hapsira e sipërfaqe toke me pronar shtetin e kanë mbjellë bimë narkotike dhe që të mos kapen e mos të lënë gjurme u kanë vën zjarrin pas vjeljes që të humbasin gjurmët.
Në ndihmë të forcabe të Emergjencës Civile e atyre zjarrfikse dhe të dy bashkive Patos e Mallakastër në orët e pasdites së sotne ka shkuar dhe një helikopter për të shuar flakët e zjarrit
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, ku vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi të dendur ne zonën midis Bashkisë Mallakastër dhe Bashkisë së Patosit.
Në terren janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e emergjencave civile të qarkut Fier dhe shërbimet zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione.
Në operacion po marrin pjesë:
• 2 automjete zjarrfikëse të FA-së
• 3 zjarrfikëse nga bashkia Patos
• 1 zjarrfikëse nga bashkia Mallakastër
• 1 zjarrfikëse nga bashkia Lushnjë
• 1 zjarrfikëse nga bashkia Fier
• 2 mjete të kompanisë Albpetrol sha
• 1 mjet zjarrfikës nga Roskoveci
Ministri Vengu vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë forcave të angazhuara, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe e mjedisit është prioritet absolut.
Puna për neutralizimin e plotë të flakëve vijon me intensitet dhe koordinim të plotë ndërinstitucional.









