Sunday, June 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBanda shqiptare përplaset me bandën greke që vrau gazetarin në Athinë

Banda shqiptare përplaset me bandën greke që vrau gazetarin në Athinë

Disa ditë më parë policia greke vuri në pranga dy vëllezërit Strato dhe Jani Lala, 48 dhe 40 vjec, të dyshuar si autorë të vrasjes së gazetarit investigativ grek Giorgos Karaivaz në 9 prill 2021 dhe të boksierit Hari Kontogiorgi në 6 dhjetor 2021.

Media greke zbulon se disa muaj para vrasjes së Kontogiorgit, në policinë e Athinës kishin mbërritur telefonata anonime që paralajmëronin ngjarjen por edhe flisnin për një konflikt të hapur mes dy vëllezërve Lala dhe një grupi kriminal shqiptar i cili sëfundmi është akuzuar për vrasjen e 40 vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami, ndodhur në 21 shkurt në një lokal në Nea Ionia të Athinës. Konkretisht bëhet fjalë për grupin që si bazë ka lokalin “BellaVita” në Athinë

Nga 7 personat e dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e shkurtit, policia greke ka arritur të arrestojë vetëm 33 vjeçarin Olsian Nurixhi alias Ernest Nurixhi dhe një 23 vjeçar të njohur si “Dhimitri” apo “Nektarios” ndërkohë që vazhdon të jetë në kërkim fieraku Elis Salaj 34 vjec dhe 4 persona të tjerë.

Ky grup kriminal që dyshohet se ka lidhje me një personazh të njohur shqiptar të botës së krimit, i burgosur në Greqi, dyshohet se ka lidhje edhe me ngjarje të tjera të rënda në Greqi, të cilat si bazë kanë konfliktet për drogë, hakmarrje dhe marrjen nën kontroll të sigurisë së lokaleve të natës.

TELEFONATA

“Shkruani saktësisht atë që do t’ju them, sepse gjërat janë shumë serioze. Do të ketë masakër. Shqiptari …(përmendet emri) i cili ndodhet në burg ka një grup shqiptarësh që frekuentojnë Bela Vitën. Ata janë shumë të rrezikshëm, kanë pistoleta dhe kallashnikovë dhe filluan të godasin lokale për çështje të kontrollit të sigurisë. Morën në kontroll sigurinë e lokaleve në qendër të Athinës. Nuk sqarohen mirë në lokale, shkojnë shumë egër. Godasin edhe njerëz të mëdhenj, pronarë të vjetër të sheshit me lokale”.

Në të njëjtën kohë, informatori i panjohur duket se i njeh riorganizimet e grupeve të natës si dhe qëllimet e tyre, pas ekzekutimit të një kundërshtari.

Siç e përmend në mënyrë karakteristike në telefonatën e tij më 1 gusht 2021: “Ata shikojnë më tej. Ata tani janë të mirëpritur edhe në Nes Filadelfia. Në Filadelfia tani që vranë Kefalan, ka mbetur vetëm Kontogiorgis. Shqiptarët kanë probleme me J. L dhe vëllain e tij dhe grupin e tij, por nuk e di pse. Ndoshta për Nea Filadelfian, ndoshta për të tjera mes tyre”.

Më 17 shtator 2021, i njëjti informator bën sërish thirrje për ndjekje penale të zhvatësve dhe thotë: “Ju kam thënë për luftën kundër shqiptarëve të BellaVitës dhe njerëzve të L. Ju thashë se do të merrja sërish” duke dhënë ndërkohë dy numra telefoni celular.

Në datën 11.11.2021 ky person merr sërish në telefon dhe pasi u ka theksuar drejtuesve të policisë se “e kanë gati”, mësohet të thotë: “Ta dini Kontogiorgi është edhe ai brenda trukut, ja punoi Kefalasit dhe tani po kërkohet për të bërë L. (nënkupton një nga vëllezërit e arrestuar për vrasjen e Karaivazit). Nuk e di kush do të vrasë i pari. Kontogiorgis shkon mirë me shqiptarët. Edhe ata kanë problem me L. dhe njerëzit e tij. Ata kanë dërguar njerëz në kërkim të L. dhe njerëzve të tij”.

Megjithatë, nga këto informacione konkrete, policia greke filloi të vërë në “mikroskop” veprimin e grupit shqiptar “Lions” që vrau hidraulikun delvinjot në Nea Ionia zbuloi se bëhet fjalë për një grup veçanërisht aktiv dhe jo thjesht pjesëtarë të një grupi me rrezikshmëri “të ulët” që merren me mbrojtjen e shtëpive publike dhe sigurimin e mbrojtjes për këngëtarë të quajtur “trappers”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME