SPORT

Barcelona mund sërish Benfica-n, kalon në çerekfinale

Barcelona është skuadra e parë e kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Katalanasit triumfuan 3-1 ndaj Benficas në shtëpi, në sfidën e kthimit për fazën e 1/8-ve. Pas fitores minimale në ndeshjen e parë, spanjollët regjistruan një tjetër sukses.

Raphinha zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë, Otamendi barazoi shifrat për miqtë. Avantazhin e skuadrës së Flick e riktheu Lamine Yamal në minutën e 27-të, me një supergol nga jashtë zone.

Në minutën e 42-të, Raphinha kompletoi dopietën personale dhe vulosi rezultatin në 3-1. Në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, Barcelona do të përballet me fituesin e çiftit Lille-Dortmund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button