Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka tentonte të hynte në ambientet e Parlamentit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi pati një debat me të. Deputeti i PD-së lëshoi disa akuza ndaj Xhaçkës teksa e ‘paralajmëroi’ të bënte kyçet gati për arrestin nga SPAK.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Hajdutët hyjnë brenda, të ndershmit rrinë jashtë. Shko jep llogari për pronat që ke vjedhur.
Xhaçka: Ik andej.
Bardhi: Nuk është kështu. As me investime strategjike as me fondet e AZHBR-së. Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Shumë shpejt.
Xhaçka: O legen, o burracak. Ta tregoj unë ty.
Bardhi: Bëj gati kyçet e dorës.