Opozita e bashkuar ka nisur protestën përballë Kryeministrisë. Deputetët e PD do t’u drejtohen mbështetësve të tyre me fjalimet përkatëse. Pritet që përmes një ekrani të transmetohet edhe fjala e liderit historik të PD, Sali Berisha.
Pjesëmarrja në protestë është e lartë duke rikonfirmuar edhe njëherë se pavarësisht vulës që Lulzim Basha e mban me ndihmën e Edi Ramës, grupimi i Rithemelimit i udhëhequr nga Sali Berisha ka më shumë mbështetës.
Dyert e Kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.
Burime bëjnë me dije se Policia ka dhënë vetëm 4 orë leje për protestën e opozitës dhe nuk dihet nëse do të zgjasë më shumë.