Fier – Çeljen e sezonit turistik në bregdetin e Semanit për vitin 2022 bashkia Fier nuk e ka bërë në plazhin tradicional por afro 5 km më larg , pran objektit të kompanisë TAP që ngriti për transportin ndërkombëtar të gazit.
Kjo ka bërë që afro 30 biznese që operonin në sezonin veror në plazhin e vjetër të anashkalohen dhe kjo për pasojë se erozioni ndër vite ka kryer punën e tij duke gllabëruar qindra hektarë tokë ranore nga ky plazh.
Kryebashkiaku Armando Subashi i pyetur se përse ka ndodhur ky anashkalim i plazhit të vjetër ka pohuar faktin se shkaku ka qënë erozioni dhe ish bunkeret nën ujë që çdo vit ka pasur viktima
Ashtu si vitet e kaluara edhe këtë sezon veror afro 30 biznese që operonin në plazhin tradicional të Semanit nuk do të kenë një sezon të plot pune pasi duhet të presin largimin e ujrave nga laguna që e kanë përmbytur këtë hapsirë plazhi, dhe kjo ndodh vetëm nga gjysma e dytë e muajit korrik e në vazhdim. Gjithësesi bashkia do tu ofrojë shërbim edhe në atë plazh qytetarëve që do të frekuentojnë atë plazh./ ALB365/ Xhemil Beharaj
Semani ka nje bregdet shume te bukur, po duhet mbajtur paster