POLITIKËTOP-NEWS

“Belinda Balluku defacto non grata në SHBA’

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është vendosur në qendër të akuzave për moslejim hyrjeje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo dyshohet se nuk mund të udhëtojë drejt SHBA-së në cilësinë e përfaqësueses shtetërore, për shkak të një sërë aferash të dyshuara.

“Ajo nuk e kalon dot oqeanin, sepse ka cënuar interesat kombëtare,” u tha në një debat televiziv, ku u theksua se Balluku është “non grata de facto” në SHBA.

Deklaratat erdhën nga gazetari Almer Toska, i cili theksoi se ka informacione të konfirmuara për ndalimin e saj si përfaqësuese e shtetit shqiptar: “Unë e kam të konfirmuar që nuk shkon dot si zyrtare në SHBA, për një sërë aferash,” tha ai, pa dhënë detaje mbi natyrën e tyre.

Në të njëjtën kohë, Toska ngriti akuza edhe ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se marrëdhëniet e tij me Uashingtonin janë të tensionuara që prej ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump. “Edi Rama nuk ka marrëdhënie me Departamentin e Shtetit dhe administratën Trump që kur ai erdhi në pushtet,” u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button