POLITIKË
Belinda Balluku me myzeqarët e fshatrave të Lushnjës
Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturë e Energjitikës, por njëkohësisht drejtuese politike e PS-së në qarkun e Fierit, vazhdon takimet me çdo strukturë socialiste. por jo vetëm.
Balluku takon edhe demokratët e zonës, si dhe ata pa asnjë parti, duke bashkëbiseduar miqësisht se si mund ta bëjmë më mirë jetën në fshat e në qytet.
Ajo ishte së fundmi me strukturat socialiste në Krutje dhe Allkaj. Belinda Balluku shprehet se “Kontributi i çdo anëtari është i rëndësishëm drejt objektivit për të konfirmuar edhe një herë Partinë Socialiste si forcën politike më të madhe në vend. Pa u ndalur, për një tjetër fitore”.