POLITIKË

Berisha dhe Salianji, të dy në foltoren e sotme para kryeministrisë

Opozita mban sot protestën e radhës, të tretën, para Kryeministrisë, e quajtur ndryshe edhe “Foltorja”.

Të pranishëm janë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, qytetarë dhe deputetë të tjerë të opozitës.

Bashkë me të edhe ish-deputeti Ervin Salianji, i cili gjithashtu ka nisur nga Durrësi ditë më parë një lëvizje për riorganizimin e PD-së.

I shoqëruar nga mbështetësit e tij, kreu i selisë blu u prit me duartrokitje dhe thirrje në sheshin te bulevardi, para godinës së ekzekutivit, ku mbahen fjalime për skandalet e qeverisë dhe kryesisht ato të zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK dhe me masë sigurie pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit nga GJKKO, për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Para se në foltore të ngjitej për të folur kryetari Berisha, fjalën e morën përfaqësues nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe deputetë opozitarë.

Mes atyre që mbajtën fjalime ishin edhe ish-Studentë të Dhjetorit 1990, me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë dhe lëvizjes studentore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button