Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Dorëheqja e Endri Fugës, iku në Singapor

Berisha: Dorëheqja e Endri Fugës, iku në Singapor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një tjetër version të largimit të Endri Fugës, Drejtorit të Komunikimit të zyrës së kryeministrit dhe një nga njerëzve më të besuar të Edi Ramës. Pak ditë më parë ishte vetë Fuga që njoftoi dorëheqjen me argumentin se do të angazhohej me fushatën elektorale të 14 majit.

“Nga dita e sotme unë do te përqendrohem në fushatën zgjedhore të PS. Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja të drejtoja edhe Agjencinë për Media dhe Informim, ndaj kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

Ndërkohë që bashkë do të vazhdojmë të komunikojmë për të gjitha çështjet që lidhen me fushatën dhe Partinë Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbajë Manjola Hasa. Ju falënderoj për bashkëpunimin”, – njoftoi Fuga para kam ditësh.

Por Berisha ka një tjetër version.

“Ju e dëgjuat, shqiptarët e dëgjuan. Para 3 ditësh dha dorëheqjen njeriu më i afërt i tij që ai e thërriste “parukja”, Fuga. Po pse dha dorëheqjen do thoni ju? Sepse ka ngritur sipërmarrje në Singapor. Po, absolutisht. Të gjithëve iu kujtohet udhëtimi në Singapor i Edi Ramës. Ndokush mendon se u bë për interesa të qytetarëve.

Singapori është një vend që mund të mësohet shumë prej tij. U bë për interesa personale, sepse duhet të vendosen në bankat e Singaporit, dhe tani po dërgon Fugën pas parave në Singapor, kanë hapur ndërmarrje atje. E sigurt!” – u shpreh Berrisha në një takim me kandidatët për kryebashkiakë këtë të diel.

Më 18 shtator 2021, Rama njoftoi krijimin e një Agjencie për Mediat dhe Informimin ndërsa emërimi i Endri Fugës si drejtor u njoftua vetëm pak ditë më pas, më 29 shtator 2021.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME