Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet

Berisha: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të PD-së. Qëllimi sipas tij është që të vendoset përfundimisht se çfarë hapash do të merren pas vendimit të gjykatës së Apelit për vulën e PD-së. Berisha tha se ai vendim është i pavlerë dhe se shkon në vazhdën e përpjekjeve të Ramës që të nxjerrë PD-në nga zgjedhjet.

“Ne jemi në një moment shumë të veçantë, jemi në një fushatë elektorale në të cilën Edi Rama bën gjithçka që të mos marrim pjesë në votime, por revolucioni ynë paqësor, jo që nuk përjashton, por ka shtyllë një nga shtyllat më kryesore ka zgjedhjet, pjesëmarrjen në zgjedhje. Ne do të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje” – tha Berisha.

“Anëtarë e simpatizantë tanë, të gjithë e kanë pritur vendimin e Edi Ramës. Natyrisht ka prej tyre që janë mërzitur, ka prej tyre që janë dëshpëruar, por ju garantoj se mbështetësit e PD-së, pas këtij vendimi janë rritur dhe janë shumë më tepër. Asnjë shqiptar që nuk jeton me veprimtari mafioze, kriminale nuk mund të pranojë një akt të tillë, padrejtësi të tillë, nuk mund të imagjinojnë një vendim të tillë” – tha Berisha që përsëriti edhe një herë akuzat ndaj Yuri Kim.

“Pas këtij vendimi ka pasur në forume diskutime të frytshme, të hapura. Në kryesinë e PD-së, grupin parlamentar, sot me të gjithë kandidatët dhe natyrisht është Këshilli Kombëtar ai që do të marrë vendimet përfundimtare.

Por në të gjitha këto diskutime mund të ju informoj se ka mbizotëruar me përgjegjësi të plotë tërësisht vendosmëria për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të fituar zgjedhjet. Mos harroni, qëllimi i Edi Ramës, por ç’është e vërteta e kam këtu dokumentin me shkrim, edhe i guvernatores Kim ka qenë shkatërrimi i PD-së, në mënyrë tekstuale po ju them” – tha Berisha. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME