POLITIKË

Berisha fton Ramën në debat: Lëri monologjet me zhaba e hardhucë

Sali Berisha i është rikthyer kërkesës së vjetër. Ai kërkon një debat televiziv me kryeministrin Edi Ramën. Në një bashkëbisedim me banorët e kryeqytetit, Berisha e ka akuzuar Ramën se ka frikë nga vetja e tij dhe i ka bërë thirrje për të lënë pas monologjet dhe për të paraqitur programet në një debat të drejtpërdrejtë para qytetarëve.

”Tani do ta bëjë fushatën elektorale një shaka banale, një parodi, një diçka të pavlerë, në mënyrë që programin serioz që paraqesim ne para qytetarëve, ta krahasojë me banalitetet e tij. Tani unë nuk kam dëshirë kurrë ta takoj atë njeri, por ua them këtu, e ftoj të dalim në debat para qytetarëve.

Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhucë dhe zhapinj dhe urdhëro zotëri të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë, urdhëro të dalim të paraqesim programin tonë për qytetarin shqiptar dhe Shqipërinë. Nuk vjen dot sepse tani ç’kuptova unë, ai ka frikë nga vetja e tij. Po, absolutisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds