Në javën e pesëmbëdhjetë të Serie A përfundoi 1-1 përballja e mbijetesës mes Empoli e Lecce. Në Castellani, skuadra salentine kaloi në epërsi me golin e Banda, në minutën e 64′. Berisha, me gafën e tij, ishte vendimtar në avantazhin e miqve. Toskanët, megjithatë, barazuan në minutën e 71′ me autogolin e Rafia, në krosimin e Cambiaghi. Në fund, ofensiva e Empolit u përplas në një super Falcone. Një pikë që sigurisht është më e dobishme për verdhekuqtë, të cilët ngjiten në kuotën e 17 pikëve. Skuadra e Andreazzoli, në anën tjetër, arrin në 12 pikë.
Një gol për secilën skuadër dhe të gjithë të lumtur. Dy gola pak a shumë të rastësishëm vendosën ndeshjen në Castellani-Computer Gross Arena. Lecce mori avantazhin në minutën e 64′ me Banda që befasoi portierin e kombëtares kuqezi Berisha. Aspak i pakapshëm titullari i toskanëve (topi mes këmbëve), por Empoli u kundërpërgjigj. Pas shtatë minutash ekuilibrin e vendosi autogoli fatkeq i Rafia, i cili devijoi krosimin e Cambiaghi, të destinuar për në mesin e zonës.
Kështu që të dyja skuadrat bëjnë një hap të vogël përpara duke pritur për momente më të mira. Toskanët morën barazimin e dytë radhazi dhe u vendosën në vendin e katërt nga fundi, ndërsa puliezët, me barazimin e katërt radhazi, shtyjnë takimin me fitoren, por renditja mbetet ngushëlluese. Para syve të Paolo Maldini (në tribunë me gruan e tij Adriana për të parë djalin e tij Daniel, i cili megjithatë mbeti në pankinë) u luajt një ndeshje e luftuar dhe e ndezur, veçanërisht në pjesën e dytë.
#Video ¡ARQUERITO TIME! Blooper TOTAL de Berisha: Se le escapó un remate que parecía fácil de Banda y fue el 1-0 del Lecce ante Empoli en la #SerieA. https://t.co/osjUW1yVWs
— SportsCenter (@SC_ESPN) December 11, 2023