Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBerisha: Jo vetëm arrest shtëpie me policë, por duan të më ndalojnë...

Berisha: Jo vetëm arrest shtëpie me policë, por duan të më ndalojnë çdo komunikim

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, SPAK kërkon që t’i ndalojë çdo lloj komunikimi. I ftuar në emisionin “A Show” në Syri Tv, Berisha tha se Rama me veprat që po bën dhe me mënyrën diktatoriale që po drejton vendin, ia ka kaluar edhe Vladimir Putin. Berisha u shpreh se raporti për të në parlament, nuk kishte asnjë provë dhe asnjë fakt, por vetëm vendimet e Shkallës së parë dhe të Apelit.

Një urdhër i Edi Ramës i cili është i tmerruar nga Sali Berisha. Sali Berisha ja shkatërroi ëndrrën e tij për një Shqipëri, qeverisje pa opozitë. Ai mendon se me këto masa ekstreme do të mund të më impresionojë, por asgjë nuk më impresionon. Tani në të katër anët u bie burive, kush do e drejtojë opozitën, çfarë do bëhet me opozitën. Opozita do të ecë drejt fitores. I tmerruar është Edi Rama që ndërmerr veprim tipike diktatoriale.

Sot ka kërkuar me anë të skapistëve të tij, ndërprerjen e çdo komunikimi. Ja kalojmë Putinit. Navalni ka bërë disa tuitte dje a pardje. Ky ja kaloi Putinit. Është i dëshpëruar në shkallë ekstreme, është i pashpresë. Opozita vazhdon betejën e saj, opozita është në mbrojtje parimesh themelore, të një shoqërie që janë shkelmuar. Kjo opozitë ka çdo të drejtë të çlirojë shqiptarët nga diktatura e re. Gjithçka është një proces antikushtetues ndaj Sali Berishës.

Ju e patë se si befas, pa pritur pa kujtuar Edi Rama shpalli vendosjen e masave të sigurisë ndaj meje, nëpërmjet një gjykatësi dhe dy prokurorëve të kontrolluar ndaj tij, masa të cilat nuk janë vendosur kurrë pa lejen e parlamentit. Në këtë mënyrë ai rikshkrojti nenin 73 pika 3 të Kushtetutës. Unë natyrisht nuk mund ta pranoja, dhe nuk e refuzova gjykatën. Unë paraqita avoketërit. Gjukatëses ju kërkua të japë dorëheqjen sepse ishte shkarkuar nga Sali Berisha në 8 shkurt 1996.

Tani është parim universal deklarimi i konfliktit të interesit. Sot zonjës i kanë dërguar edhe vendimin e shkarkimit. Nëse shkon në parlament, mos kërkon legjitimimin e masës tënde, antikushtetuese, antiligjore, por bëj hapin pas dhe kërko siç duhet atë që don. Këta nuk bën hap pas fare. Kërkuan sikur ta kishin te këmbët e tyre parlamentin, kërkuan legjitimimin e masave antiligjore që kishin marrë.

Dërguan në parlament një dokument 7 faqe. Çfarë kishte dokumenti? Vendimet e shkallës së parë dhe apelit. Asnjë provë, asnjë fakt asgjë. Kur avokati e pyet prokurorin, na thuaj pak se çfarë dokumentesh ke që Berisha ka ndonjë rol në ndryshimin e destinacionit të terrenit, përgjigja ishte kjo; këtu jemi në parlament në gjykatë do ti them këto unë. Në çdo rast kur është shkuar në komision janë paraqitur nga 800 deri në 1800 faqe. Komisioni duhet ti shqyrtojë të gjitha, duhet të ja japë avokatëve të mi, ata nuk kanë bërë asnjë” – tha Berisha

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME