Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBerisha kërkon qeveri teknike: Me Ramën nuk ka zgjedhje, por kurrë nuk...

Berisha kërkon qeveri teknike: Me Ramën nuk ka zgjedhje, por kurrë nuk i bojkotojmë

Berisha i ka folur kryesisë së Partisë Demokratike me anë të një lidhje direkte nga arresti shtëpiak ku ndodhet.

Ai tha se zgjedhjet me Edi Ramën janë të pamundura, pasi ai i ble me bandat kriminale, por shtoi se opozita nuk do t’i bojkotoi ato.

Kreu i PD tha se e vetmja rrugë për këtë forcë politike janë protestat e fuqishme, që do të detyronin Ramën të pranojë qeveri teknike. Ai u bëri thirrje anëtarëve të kryesisë të flasin me mbështetësit e PD, për të mundësuar këto protesta.

Berisha nuk e shpjegoi se si qeveria teknike, do të garantonte zgjedhje të lira dhe pa ndikimin e bandave.

“Kthim i votës së lirë, që realizohet me qeveri teknike,larigmi i Ramës dhe procedimi me krijimin e qeverisë teknike. Duhet të mobilizojmë çdo demokrati në një lëvizje të fuqishme, që nuk e ka njohur Shqipëria.

Ju jeni udhëheqja politike kryesore e opozitës. Mund të ecim sonambul për të marrë nga një mandate dhe për të firmosur mandatin e katër të Edi Ramës? Kurrë!

Ku qëndrojnë mundësitë tona? Tek demokratët dhe demokratet.

Dua të jem i hapur me ju dhe strukturat tona.

Në një lëvizje demokratike dhe në çdo lëvizje, ndodh rëndom, që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin të tjerët. Ata dhjetëra mijëra njerëz që përgjigjen dhe vijnë kur i thërrasim ne, ata kërkojnë udhëheqje. Jo për ti thirrur për një miting madhështor, por për një lëvizje që rikthen votën e lirë.

Secili nga ju ka çdo të drejtë të ulet me çdo qytetar dhe qytetare, të ulet me çdo demokrat dhe demokrate, ta frymëzojë, ta motivojë, të ulet, ta bindë, se kjo betejë është vendimtare, se nuk ka një rrugë të dytë me Edi Ramën në pushtet, për të votuar të lirë, se zgjedhjet e ardhshme me Edi Ramën nuk janë gjë tjetër, vetëm një firmë mjerane mbi mandatin e tij të katërt. Kjo do të ishte tragjedi e vërtetë”, tha ndër të tjera Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME